
Juventusi për shkak të “Fair-Playt” financiar është dënuar e heqjen e 15 pikëve në tabelën e klasifikimit. Tashmë siç është bërë e ditur nga mediat italiane “Zonja e Vjetër” e pa apeluar këtë vendim pak ditë para derbit me Torinon.
Sipas “Tottosport” raportohet se ekziton një dokumend me 90 faqe ku përmban në thelmb 4 pikë kjryesore për të cilat dënimi i Gjykatës Federale të Apelit, sipas Juvetnusit duhet të hiqen.
Siç u njoftua pak para derbit ndaj Torinos, Juventusi bëri një ankim në lidhje me dënimin me 15 pikë në renditje të vendosur nga FIGC për çështjen e fitimeve kapitale. Një dokument i artikuluar, 90 faqe, të cilin “Tuttosport” e ka raportuar ekskluzivisht dhe që sipas asaj që raporton gazeta torineze përmban në thelb katër pika për të cilat dënimi i Gjykatës Federale të Apelit, sipas Juventusit, duhet të revokohet.
Pika e parë e apelit ka të bëjë me faktin se sipas klubit të Juventusit nuk ka asnjë ligj për të cilin klubi u dënua. Sipas klubit italian, gjithashtu në dritë nuk ka fakte të reja për këto akuza dhe përgjimet nuk konsiderohen fakte të reja duke marrë parasysh kohën e referimit. Sipas ankimimit të Juventusit, Gjykata Federale e Apelit ka ndryshuar dhe akuzat në fshehtësi.