
Bukuroshja e Supersport, Bora Zemani ka qenë sot e ftuar në emisionin "PopCulture". Ajo ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private dhe gjithashtu ka folur edhe për atë profesionale.
Në mediat rozë dhe jo vetëm, ka kohë që flitet për ndarjen e Borës nga ish bashkëshorti i saj VinVeli. Ja çfarë ka rrëfyer Bora në studion e "PopCulture"
"Fotot në "Instagram" me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatërmbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish-bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në "Instgram", sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy "Instagram"-in e hapur dhe s'ka asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. Ska lidhje fare me këtë gjë. Jo, nuk ka rikthim me Vinin. Ka mbaruar çdo gjë.
Djali është gjëja më e bukur që kam bërë në jetë. Nuk bëhem aspak xheloze që i ngjan babait, nëse do të ishte vajzë atëherë do të bëhesha, por tani jo. Do të doja që djali të anonte më shumë nga arti por jo, i pëlqen futbolli", shprehet ajo.