
"Virusi" i lojës Pokemon GO nuk ka kapur vetëm njerëzit e thjeshtë por duket se po prek edhe botën e futbollit.
Klubi i Volfsburg ka hapur dyert e stadiumit për të gjithë të apasionuarit pas lojës Pokemon GO që mundohen të gjejnë brenda në stadium një Pokemon të rrallë të quajtur Zapdos. Dyert e stadiumit "Volkswagen Arena" do të jenë të hapura për plot 8 ditë.
I pari nga bota e futbollit që u "infektua" nga kjo lojë ishte francezi Antuan Grizman, më pas "virusi" u përhap me shpejtësi edhe te shumë futbollistë të tjerë.
Poll