Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Hap i jashtëzakonshëm për lojtarin e Dritës, klubi kosovar zbulon detajet

Shkruar nga NEWSPORT
Hap i jashtëzakonshëm për lojtarin e Dritës, klubi kosovar

Arbnor Muja është prezantuar sot te skuadra e Royal Antwerp. Përveç njoftimit nga klubi belg, ka ardhur zyrtarizimi edhe nga Drita. Përmes një lajmërimi në kanalin zyrtar, klubi kosovar bën me dije se lojtari ka nënshkruar në prani të presidentit Valon Mursli dhe Jetmir Salihut.

Një hap i madh për futbollistin kosovar që e hedh menjëherë pas aventurës në Europë. Në kanalin zyrtar të klubit të Dritës shkruhej:

“Arbnor Muja edhe zyrtarisht lojtarë i Royal Antwerp FC

Sot, lojtari ynë i deritanishëm Arbnor Muja ka hedhur të zezën mbi të bardhë për tu zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit të famshëm belg Royal Antëer FC.

Të pranishëm në ceremonin e nënshkrimit të kontratës ishin edhe zyrtarët e klubit tonë si presidenti z. Valon Murseli dhe manaxheri i klubit z. Jetmir Salihu gjithashtu edhe prindi Arbnorit z. Naser Muja.

Muja nënshkroi kontratë tre vjeqare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me ekipin belg.

Klubi jonë FC DRITA është shumë krenarë për marrëveshjen e arritur në mes të dy klubeve dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, gjithashtu Arbnorit i deshirojmë fat dhe shëndet në karrierën e ndritur që do ta ketë para vetës.

Arbnor Muja - “Krenaria e Superligës”

FC DRITA”.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga