Grupet e Botërorit janë plotësuar dhe skuadrat kombëtare do të presin vetëm përfundimin e sezonit në të gjitha kampionatet respektive, për të shkelur më pas gazin drejt nisjes së turneut më prestigjoz global, i planifikuar të çelë siparin më 11 qershor.
Teksa pozicionet janë ezauruar, Transfermarkt, faqja e statistikave që përmbledh me saktësi vlerat në treg për secilën prej skuadrave, ka përpiluar një renditje të përgjithshme se si do të dukeshin këto ekipe nëse do të merrej për bazë "shtrenjtësia" e tyre në vlerat ekonomikë.
Kështu, Anglia kryeson bindshëm në vend të parë duke mbajtur kështu kurorën e skuadrës më të vlefshme në këtë Botëror me 1,63 bilionë euro, ndjekur nga Franca me 1,36 bilionë. Top 3-shen e plotëson Spanja me 1.31 bilionë, duke lënë jashtë emra si Portugalia (865 milionë), Brazili (779 milionë) dhe Gjermania (774 milionë).
Argjentina si kampione në fuqi e vitit 2022 mban një vlerë rreth 761 milionë, ndërsa surprizë mbetet Norvegjia e Erling Haaland me 504 milionë.
View this post on Instagram
