Javën e shkuar në Kategorinë Superiore tre stadiume e patën hyrjen të lirë, kujtojmë ndeshjet në Laç, Kukës dhe Vlorë, por kjo gjë do të pasohet edhe nga një tjetër klub në vend, i cili u ka bërë dhuratë tifozëve të tyre hyrjen falas në stadium.
[caption id="attachment_7158" align="alignleft" width="300"] Stadiumi Skënderbeu[/caption]
Bëhet fjalë për Skënderbeuyn, korçarët kanë njoftuar pak minuta më parë se vetëm tribuna qëndrore do të jetë me pagesë dhe çdo pjesë e stadiumit do të jetë e lirë. Madje, dhe tifozët të cilët janë pajisur me bileta këto ditë, mund të kthejnë biletën pas dhe të përfitojnë paratë, ose ta mbajnë atë për takimin kundër Luftëtarit.
"Dëshirojmë t'iu njoftojmë se për ndeshjen e radhës ndaj Laçit hyrja për tifozët do të jetë falas, përjashtim bëjnë tribunat Gold A, Gold B dhe VIP. Dëshirojmë të sqarojmë tifozët që kanë blerë biletën e ndeshjes se bileta do të jetë e vlefshme për ndeshjen e javës së katërt ndaj Luftëtarit, në të kundërt bileta mund të kthehet kundrejt lekëve të paguara", njofton klubi korçar.