
Gjermania dhe Spanja do të ndeshen ditën e nesërme në sfidën më të fortë në këto ditë. Përballje speciale për dy kombëtaret që kanë bërë historinë në këtë turne, por kësaj here pozitat do të jenë totalisht ndryshe.
Gjermania ka shansin e fundit për të provuar një kualifikim të mundshëm pasi humbja me Japoninë ka vënë në diskutim rrugëtimin e saj. Trajneri Hansi Flick veç pozitave aspak të mira që po kalon në këto ditë, ka menduar të ndryshojë shumë ndaj Spanjës.
Deklarata:
“Nesër do të jetë thelbësore të fitojmë çdo duel. Spanja ka veprime shumë të automatiuzara dhe të qarta, ku ne duhet të përpiqemi t'i bllokojmë pasi kemi studiuar një plan për ta zbatuar këtë gjë. Sane është në diskutim dhe për këtë duhet të presim seancën e fundit stërvitore, pastaj do të mund të themi më shumë rreth gjendjes së tij. Pas përfundimit të nesërm, do të bëj zgjedhjet që mendoj se janë më të mirat për t'u përballur me Spanjën”.