Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ U grumbullua nga Kombëtarja shqiptare, mbrojtësi i talentuar firmos te Hannover 96

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U grumbullua nga Kombëtarja shqiptare, mbrojtësi i talentuar

Ramen Çepele ishte një nga risitë e trajneri Edi Reja për dy ndeshjet e para të National League ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë. Mbrojtësi 17-vjeçar u bashkua me kuqezinjtë, por pamundur të bënte debutimin e tij.

Çepele ishte pjesë e moshave të Interit, ndërsa ditën e sotme ka ndryshuar skuadër duke firmosur për Hannover 96 që militon në bundesligën e dytë gjermane.

Njoftimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare teksa e shikojnë Çepelen si një afrim të perspektivës me një të ardhme të madhe përpara. Fillimisht mbrojtësi do të bashkohet me ekipin U-19, ndërsa shumë shpejt do të jetë pjesë edhe ekipit të parë. Për këtë afrim ka folur edhe drejtori sportiv I klubit, Gerhard Zuber.

"Me nënshkrimin e Ramen Cepele ne po vazhdojmë rrugën tonë për të sjellë lojtarë të rinj, shumë të talentuar në Hannover 96, për t'i stërvitur ata dhe më pas për t'i futur në skuadrën e parë. Ramen do të luajë në U19 fillimisht por është i planifikuar për ekipin profesionist në perspektivë. Ai kishte oferta nga disa klube të tjera, kështu që ne jemi të kënaqur që ai ka zgjedhur Hannover 96. "

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga