
Erzeni dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se barazimi mes tyre në “Niko Dovana”. Një pikë që vlen për verilindorët për nga mënyra se si shkoi ndeshja. Goli i Barbosës në minutat shtesë do të shpëtonte skuadrën e Rraman Hallaçit nga humbja.
Për “Oversport” pas ndeshjes trajneri Hallaçi do të theksonte se:
Barazimi? Unë e dija se do kishim një lodhje fizike pë shkak të ndeshjeve të Kupës. Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë, por pjesa e dytë mendoj se ishte pak më ndryshe. Kundërshtari na vuri në vështirësi. Morëm topin dhe dolën herë majtas e herë djathtas për të gjetur golin. Humbja e penalltisë nuk është asgjë, pasi edhe lojtarë të mëdhenj e kanë humbur. Taipi është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Lojtarët e stolit bënë më të mirën e tyre. Jonhson më pëlqeu shumë ndeshjen e sotme dhe shpresoj që mos të ketë më dëmtime. Kjo pikë na shërben për vazhdimësinë.
Mendoni se me këtë skuadër mund të prekni dhe kupat e europës? Kampionëti është shumë i fortë dhe skuadrat skanë diferenca shumë të mëdha. Unë duhet të jem shumë i kujdesshëm bashkë me skuadrën. Ne duhet të kalojmë plotësisht momentin e vështirë dhe dua që skuadra të jetë e kujdesshme dhe e qetë. Objektivi për momentin është t’iu largohemi vendeve të fundit, sigurisht mundësitë i kemi për europën.
Barbosa dhe Rashiti? Asnjë moment nuk e kam humbur besimin te Barbosa, por i mungonte goli. Duhej të qetësohej pak dhe pash Rashitin si të duhurin që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit. Jam i kënaqur që lojtarët mu përgjigjën pas ndeshjeve të Kupës.