
Kura e Ibrahimovic godet sërish. Rikthimi i ish-sulmuesit, në rolin e Këshilltarit të Lartë për RedBird dhe presidentin Gerry Cardinale, përkoi siç kishte ndodhur edhe në vitin 2020, me një sërë rezultatesh shumë pozitive të kuqezinjve.
Që kur suedezi u kthye zyrtarisht në botën e Milanit, kësaj rradhe jo si lojtarë, skuadra e Piolit ka luajtur 22 ndeshje. Rezultatet tregojnë 16 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje: një e parëndësishme me Rennes, një me polemika arbitrimi ndaj Atalantas në Kupë dhe tjetra me Monzan.
Që nga kjo disfata e fundit, Leao me shokë nuk dinë të ndalen duke fituar 6 ndeshje rradhazi, kanë blinduar thuajse vendin e dytë në Sere A dhe janë në çerekfinale të Europa League me Romën.