Andi Hadroj ka folur pas fitores 2-0 kundër Tiranës. Mbrojtësi i Partizanit deklaroi për mikrofonin e Oversport:
“Si derbi që është, ka rëndësi aspekti personal por dhe si ekip. Na jep shtysë për të vazhduar përpara. Është emocion i veçantë kur ke tifozët. Kanë qenë fantastike sot. Nuk di çfarë të them për ekipin.
Trajneri i Kombëtares? Nuk e kam menduar këtë pjesë për të marrë një ftesë. Të shohim çfarë kemi risk. Nuk e mbaj mendjen shumë aty. Çdo lojtar e ka dëshirën. Është prestigji më i madh që mund të ketë një lojtar.
Skuka? 2-0 në kokë e ka gjetur. Skuka është një shok që duket sikur kam 20 vite që e njoh. Sheh çdo ndeshje, nuk arrij ta kuptoj atë njeri”, tha ai.
Poll