Andi Hadroj mund të konsiderohet lojtari i momentit në kampionatin shqiptar. Mbrojtësi i djathtë i Partizanit po shkëlqen javë pas jave duke u bërë protagonist me fanelën kryeqytetase. Mbrëmë ishte autor i asistit të dhënë në fitoren 2-0 kundër Tiranës.
Pikërisht për këtë Newsport bëri një sondazh, nëse anësori i të kuqve meriton një ftesë në kombëtaren shqiptare. Mes shumë komenteve bie në sy ai i Alban Berishës. Tifozi i njohur i Tiranës tregonte se Hadroj kishte qenë pranë firmës me bardheblutë, por ishte refuzuar nga Tefik Osmani.
“Lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar. Erdhi të hidhte firmën te Tirona, por drejtori i Tironës e largoi me elegancën e tij: Je çun i mirë, por nuk je gati të luash për Tironën! Erdhi te ne me parametra zero, tani për ta pasur në ekip duhet të paguajmë te Partizani 1 milionë euro”, shkruan Berisha.
[caption id="attachment_683458" align="alignnone" width="672"] Komenti i Berishës[/caption]