Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Habit ish-sulmuesi bardhezi, Boniek: Juventusi e fiton dot Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Habit ish-sulmuesi bardhezi, Boniek: Juventusi e fiton dot Champions League

Pyetje direkte dhe përgjigje “flash”. “Boniek, a është Juventusi i aftë të fitojë Champions League-n?”. “Jo. Duhet ende të rritet dhe të ngrejë nivelin kompetitiv, por gjithçcka mund të ndodhë. Por, nëse më duhet të jap një përgjigje të prerë, mendoj se jo”.

Ai që e thotë është presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Romës për valët e radios “Onda Libera”.

Për sa i përket humbjes 2-1 të bardhezinjve dje kundër Fiorentinës në kampionat, Boniek pranon: “Më pëlqeu Chiesa, të cilin nuk e njihja më parë. Është më i shpejtë se i ati që ishte më i fortë”, shprehet Boniek për Federicon, djalin e ish-sulmuesit të njohur italian, Enrico Chiesa, i cili aktualisht luan për Fiorentinën.

“Juventusi ka hasur gjithnjë vështirësi kundër Fiorentinës, ndonëse bardhezinjtë mbeten skuadra më e fortë në Serinë A”, tha Zibì Boniek, i cili mbahet si një legjendë e Juventusit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga