Teksa në ndajnë pak minuta nga ndeshja Partizani – Vllaznia, trajneri i “Demave të Kuq” Oltijon Kërnaja dhe Edi Martini në kampin e shkodranëve, kanë zbardhur formacionet.
Te kryeqytetasit, bie në sy mungesa e sulmuesit Xhuliano Skuka, madje as në stolin e rezervavve, pavarësisht se ka qenë në gjendje të mirë fizike.
Lajmi i mirë për të “kuqtë” përkon me sulmuesin Keko, prezent në stol. Sidibe-Contreras-Isgandarli përbëjnë fazën ofensive te Partizani. Martini te Vllaznia “përgjigjet” me Kallaku-Murataj-Balaj-Mala, përsa i takon repartit sulmues.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko; Martinez, Sembene, Bytyçi, Atanaskoski, Ismaili, Doumbia, Human, Sidibe, Contreras, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja
VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Bajrami, Celikovic, Jago, Krymi, Kallaku, Murataj, Balaj, Mala
Trajner: Edi Martini
