
Erling Haaland është një prej lojtarëve që po pushton botën. Sulmuesi norvegjez mbylli një sezon fantastik me Manchester Cityn, ku në vitin e parë të tij në Premier League ia doli të fitonte tripletën me “Qytetarët”.
Në mënyrën më të mirë të mundshme ka nisur edhe ky sezon për të, pasi po shënon gola spektakolar për anglezët. Mbrëmjen e djeshme theu një rekord në Champions me golin ndaj Leipzig.
23-vjeçari ka arritur tashmë në kuotën e 40 golave në 35 ndeshje. Këtë kuotë golash e ka arritur me 3 skuadra, Salzburgun, Dortmund dhe Manchester Cityn.
Poll