Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gyndogan rrezikon të mbyllë sezonin, shokët e skuadrës i bëjnë një surprizë speciale para Arsenalit

Shkruar nga NEWSPORT

Ilkai Gyndogan rrezikon të mbyllë sezonin pas dëmtimit që pësoi një javë më parë në ndeshjen ndaj Uatfordit.

Mesfushori i Mançester Sitit dëmtoi ligamentin e gjurit dhe doli nga fusha duke çaluar.

Fat i keq për gjermanin që ka vuajtur shumë nga dëmtimet e shpeshta. Por, ajo që ra në sy dje para takimit kundër Arsenalit, ishte veshja e fanellës së Gyndoganit nga ana e lojtarëve të Mançester Sitit.

Shokët e skuadrës së mesfushorit gjerman u shfaqën para takimit me fanellën e Gyndoganit për t'i dhënë kurajë në këtë moment të vështirë për karrierën e tij.

[caption id="attachment_66052" align="alignnone" width="642"]gyndo Lojtaret e Sitit para takimit te djeshem kunder Arsenalit, mbajten veshur fanellen e Gyndogan [/caption]

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga