![Guri tentoi por nuk ia doli, te Skënderbeu pritet të festohet për](https://cdnimpuls.com/newsport.al/wp-content/uploads/2018/05/-1000-0-g-3.jpg)
Dje, është luajtur java e fundit e kampionatit në Superligë, që i ka vënë dhe "kapakun" këtij sezoni. Mes shumë ulje-ngritjesh, në fund gjithçka është mbyllur ashtu siç ishte menduar pak a shumë. Ndërkohë që Kukësi dje ka marrë barazim 2-2 ndaj Flamurtarit, Skënderbeu është mundur me rezultatin e thellë 5-1 nga Vllaznia, e cila edhe pse fitoi, nuk mundi të qëndronte në elitën e futbollit shqiptar.
Pasi çështja e kampionatit është mbyllur, në Korçë pritet të festojnë edhe për një tjetër arsye. Sulmuesi Ali Sowe është shpallur golashënuesi më i mirë i këtij sezoni me 21 gola të shënuar, ndërkohë që Guri nuk ka mundur të bëjë më shumë se 20 gola.
Edhe pse sulmuesi i Kukësit e donte këtë çmim para se të largohej në Belgjikë, fati nuk ka qenë në anën e tij, pasi dje nga vlonjatëve mundi të gjejë vetëm një herë rrjëtën, duke humbur kështu çdo mundësi për të fituar "Këpucën e Artë", çmim individual që u fitua nga lojtari i Skënderbeut.