
Derbi i Manchester, ku United mori një fitore të madhe me përmbysje ndaj Cityt. Rezultati 2-1 ishte një hap “pas”, për vijimin e garës në luftën për titull. Arsenal shfrytëzoi në mënyrë perfekte këtë duke rrëmbyer fitoren e radhës në derbin me Tottenham, gjë e cila thelloi akoma më tepër diferencën.
Pep Guardiola, është shprehur në deklaratën për shtyp duke treguar shqetësimin që ka ndaj angazhimit të Haaland gjatë lojës. Norvegjezi ka pasur një luhatje të formës së tij që pas pauzës së Botërorit dhe në humbjen ndaj Manchester United ai nuk ishte në maksimumin e tij, duke shkuar në 3 ndeshje pa gol.
Deklarata:
“Për momentin ne e kemi Haaland në procesin e lojës, por kur skuadrat mblidhen në 18 metra, është më e vështirë për të, por ne duhet ta përfshijmë Haaland pak më shumë në lojë. Kundër United ai kishte mjaft prekje, por është e vërtetë që kur shikon hapsira duhet ta përdorësh. Por ne do ta bëjmë.”