Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Grezda dhe Taipi lënë në stol dy të paprekshmit e Colellas

Shkruar nga NEWSPORT
Grezda dhe Taipi lënë në stol dy të paprekshmit e Colellas

Patizani do të presë pasnesër në Air Albania, Atltic Escaldes për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Conference League. Në orën 20:45 të kuqtë do të futen në fushë me avantazhin e një goli teksa fituan në transfertën andoriane me rezultatin 0-1.

‘Demat’ janë favorit absolut për të kaluar në raundin tjetër ku do të përballen me fituesin e çiftit Valmeira - Tre Penne. Trajneri Zoran Zekic prej ditësh stërvit një grup të plotë lojtarësh dhe po qartëson në mendjen e tij formacionin që do të zbresë nga minuta e parë në fushë.

Në të tre sfidat e para, formacioni ka qenë i njëjtë, por kësaj rradhe kroati duket se ka vendosur të ndryshojë. Dy pritet të jenë ndryshimet në formacion: Eros Grezda dhe Gjelbrim Taipi. Të dy u afruan këtë merkato dhe në ndeshjen dhe stërvitjet e fundit kanë patur një rendiment të lartë. Për t’i bërë vend këtyre, në stol pritet të ulen dy titullarë fiks të formacionit të Colellës, kapiteni Murataj dhe Viktor Da Silva.

Formacioni i mundshëm:

Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Taipi, Mehmeti, Rrapaj; Grezda, Mba, Cara.

Trajner: Zoran Zekic

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga