Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Granit Xhaka solli fat, si Leverkusen shpëtoi nga humbja e parë sezonale

Shkruar nga NEWSPORT
Granit Xhaka solli fat, si Leverkusen shpëtoi nga humbja e parë

Bayer Leverkusen barazoi 2 me 2 në transfertën e Qarabag. Gjithçka erdhi mrekullisht në fundin e takimit, ndërsa pjesa e parë përfundoi 2 me 0 për azerbajxhanasit.

Mund të thuhet se Granit Xhaka solli fat, që gjermanët të mos pësonin humbjen e parë sezonale. Tashmë "Aspirinat" gëzojnë një ecuri me 35 ndeshje pa humbje.

Xhaka u aktivizua në minutën e 58’. Leverkusen ndryshoi fytyrë pikërisht me zëvendësimet e Xabi Alonsos në pjesën e dytë. Fillimisht goli i barazimit erdhi në minutën e 70’, ndërsa gjithçka u barazua në minutën e 92’.

Kjo ndeshje ishte e para e vlefshme për turin e 1/8 të Europa League. Për të vendosur se cila skuadër shkon në çerekfinale, do të luhen të paktën dhe 90 minuta të tjera në Gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga