Prime i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova 4 ishte mjaft emocionues. Sidomos nga rrëfimi prekës i gazetares sportive, Hygerta Sako. Kjo e fundit ka treguar momentet më të vështira me të cilat është përballur në jetën e saj.
Nga humbja e babait në kohën e COVID-19, martesa e dështuar dhe bullizmi që vajza e saj Ana ka përjetuar në shkollë dhe gjendja e rënduar e saj emocionale. Një histori mjaft prekëse, e cila bëri që moderatorja e sportit të “mbytej” në lot.
“Im atë ka vuajtur shumë. Ka qenë shumë po shumë i dashur, kurse mami ka patur një tip më të ftohtë dhe nga mami kam marrë këtë që të jem me “këmbë në tokë”. Në 6 mars të 2020 , duke ngrënë mëngjes dhe duke folur me motrën në telefon, babai im pësoi një goditje në tru. Është një pamje që nuk e harroj dot. Edhe pse po bëhen gjashtë vjet, më vjen shpesh ndër mend dhe më dhemb shumë. Ai ra në koma për 3 ditë dhe pas 3 ditësh ndërroi jetë. Më 9 mars ka qenë rasti i parë me COVID në Shqipëri. Më 10 mars kur organizuam varrimin, ishim vetëm 39 veta. Siç duket njerëzit u trembën dhe nuk erdhën, mu duk sinqerisht sikur e humba babin për herë të dytë. më 12 mars fillon karantina dhe unë mbeta vetëm me mamin dhe vajzën, të mbyllur, të izoluar. Zakonisht këto momente kalohen me njerëz, por ne nuk kishim askënd. Më duhej të isha e fortë, por unë nuk kisha forcë. Nuk munda të flija, gjys ore thuajse në ditë. U fryva nga stesi, mora 10 kg. Një nga periudhat më të errëta të jetës time. Peng kam që nuk i thash dot një fjalë ose fjali për herë të fundit. Kjo më ka bërë të jep maniake pas mamit nga frika se mund ta humb dhe mundohet t’ia shpreh sa më shumë për çfarë ka bërë ajo për ne.
Martesa ime ishte një ferr. Nuk i frikësohesha asgjëje. Unë e doja shumë. Kam qenë një njeri që kam besuar gjithmonë te familja. E kam thënë edhe këtu që një nga pengjet më të mëdha në jetë për mua është që nuk bëra dot më shumë fëmijë. Unë nuk dua t’ia vë fajin vetëm atij, nuk dua ta vë në këtë kornizën e njeriut negative. Ishte një martesë që nuk funksiononte dhe unë isha mes asaj që duhej të përpiqesha, të luftoja për familjen time, për dashurinë. Nga ana tjetër nuk mund të pranoja atë që po ndodhte. Isha gjithmonë në dilemën se çfarë të bëj. Kam luftuar, kam ikur, jam kthyer, kam besuar prap, jam dorëzuar, përsëri kam shpresuar derisa erdhi një moment pas 7 vitesh. Nuk e kam bërë për veten time, e kam bërë për vajzën sepse ambientin ishte toksik dhe shëndeti mendor i vajzës time ishte shumë herë më i rëndësishëm se sa humbja që do të pësoja unë. Kam bërë zgjidhjen më të mirë, sepse pas divorcit nuk e kam ndaluar kurrë atë që të takojë vajzën time, sa herë i ka dashur qefi. Madje kemi kaluar edhe kohë të 3, për t’i transmetuar vajzës që i ka të dy prindërit në jetën e saj dhe që e duan shumë dhe që është qendra e botës së tyre.
Sigurisht që për nënat janë fëmija qendra e botës. Ka momente që të shpëtojnë, kur duhet të bësh edhe gjë të tjera. Profesini, puna, ngarkesa dhe ndonjëherë të shpëtojnë te fëmija jot. Kam qenë gjithmonë afër saj dhe kur kam parë atë momentin e vështirë të vajzës, jam tmerruar. Detaji i vogël mund të kthehet në tragjedinë më të madhe. Ai moment më bëri të shkundem në një farë mënyre dhe të kuptoj që asgjë nuk është e rëndësishme, as profesioni, as paraja, as fama, asgjë para fëmijës tënd. Që nga ai moment e ula përballë dhe poi a shpejgoja nga shpirti se çfarë është për mua dhe kërkoja të më thotë çdo gjë që të bëntë. Kjo nuk është vetëm për bullizmin, por çdo gjë tjetër”, është shprehur ndër të tjera Sako.
