Anësori i ekipit të Villarreal, Nicolas Pepe di që të marrë vëmendjen jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Këtë herë titujt rozë janë të pafundëm për ish-futbollistin e Arsenalit, i cili thuhet se po planifikon që të martohet me Teanna Trump.
Ky një emër i njohur pasi bukuroshja është një ish-aktore e filmave për të rritur por dhe një influencere mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Sipas medias “The Indian Times”, lidhja e tyre në fakt ka mbi një vit e cila përflitet por dhe ndiqet nga fansat e tyre të shumtë.
Dyshja sipmatike nuk ka ngurruar asnjëherë të ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga dashuria e tyre, pasi shpesh herë edhe Teanna Trump ka postuar foto teksa i del në krah sukseseve të futbollistit të Villarreal.
