Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Megi Pojani drejt martesës me ish-futbollistin e Kombëtares? Këngëtari: Më ka rezervuar për dasmën e saj, ja data

Shkruar nga NEWSPORT
Megi Pojani drejt martesës me ish-futbollistin e Kombëtares?
Endri Cekici - Megi Pojani

Moderatorja Megi Pojani duket se po shkon drejt martesës me ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Endri Çekiçi.

Lajmin e ka zbuluar këngëtari Sinan Hoxha gjatë një emisionin televiziv. Këngëtari tha se Megi i kishte kërkuar që ai të ishte pjesë e një momenti shumë të rëndësishëm personal.

Sinan Hoxha tha se moderatorja e kishte rezervuar në dasmën e saj dhe se ajo martohej në datën 12 gusht.

 “Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet.”, tha këngëtari.

Ndërsa edhe vetë moderatorja, e cila ishte në panel, ka pranuar se e ka rezervuar Sinan Hoxhën në dasmën e saj.

“Po, e bëra.”, tha Megi Pojani.

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë bashkë prej disa vitesh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht, ndërsa mediat kanë aluduar se dyshja ndodhen në një romancë.

Poll

Lexo gjithashtu