Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Lidhje romantike mes Pulisic dhe aktores seksi?! Vjen REAGIMI i parë: Mos shpifni për jetën time!

Shkruar nga NEWSPORT
Lidhje romantike mes Pulisic dhe aktores seksi?! Vjen REAGIMI i parë: Mos
Christian Pulisic dhe Sydney Sweeney

Ylli i Milanit, Christian Pulisic ka thyer heshtjen sa i takon thashethemeve se është në një lidhje romantik me aktoren Sydney Sweeney. Mediat rozë kishin tituj të shumtë ku spekulonin lidhjen dyshes, por shumë tifozë ngritën pikëpytjet për çiftin pasi të dy ata janë në lidhje dhe kanë jetë të ndarë larg nga njëri-tjetri.

Në një  story të postuar në rrjetin social “Instagram”, sulmuesi ka shkruar: Ju lutem ndaloni së shpifuri historitë për jetën time personale. Duhet t’i mbajmë burimet përgjegjëse, mund të ndikojë në jetën e njerëzve.

Por gjithashtu në një ndër faqet në të cilat shkruhej për lidhjen e supozuar mes dyshes, Pulisic ka shkruar një koment në të cilin i akuzonte për lajme të rreme si dhe thashetheme të pabaza.

 “Lajme të rreme, le të ndalemi me thashethemet dhe budallallëqet”, ka komentuar sulmuesi i “kuqezinjve”.

Poll

Lexo gjithashtu