Sulmuesi i Milan, Christian Pulisic është kthyer përsëri këto ditë në qendër të vëmendjes, por jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës, por me jetën e tij private. Zërat më të shumtë, spekulojnë se futbollisti i Milanit ka nisur një histori me aktoren e njohur amerikane, Sydney Sweeney.
Kjo e fundit që kur deklaroi se nuk ishte më në një lidhje, bëri të ditur se e kishin "mbytur" mesazhet nga futbollistët në Europë, të gatshëm të organizonin darka me të e fluturime çarter vetëm për ta takuar. Duket se ai i cili me në fund ka siguruar një takim është Pulisic. Megjithatë lajmi në fjalë nuk ka e entuziazmuar shumë publikun në SHBA.
Aktorja ka përfunduar në qendër të polemikave këtë vit për disa reklama me sfond racist, ndërsa përflitej se aktualisht kishte nisur një lidhje me një biznesmen të njohur amerikan. Paralelisht, edhe Pulisic mendohej se ishte në një lidhje me golfisten Alexa Melton.
