
Emri i futbollistit të Barcelonës Lamine Yamal është kthyer në sensacion për vajzat. 18-vjeçari ka marrë profilin e një “donzhuani”, i cili di të shkaktojë “bujë”.
Tradhtia e këngëtares me famë botërore Nicki Nicole bëri që djaloshi spanjoll ta përjetonte keq, duke fshirë çdo kujtim me argjentinasen. Pavarësisht kësaj situate, është e qartë se Yamal ka “lindur me këmish”.
Në rrjetet sociale po qarkullon intesivisht një këngë që i kushtohet yllit të Barcelonës. Artistja shqiptare që njihet gjerësisht edhe në skenën botërore, Enisa, interpreton këtë këngë, ndërsa mban të veshur fanellën e kampionëve të La Ligës. Mbetet e paqartë nëse ky është një “sinjal” për Yamal apo është thjesht diçka e momentit.
View this post on Instagram