
Partizani arriti të fitonte me rezultatin 2-0 kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Giovani Colella iu falën golave të shënuar nga Mba dhe Tedi Cara. Pikërisht ky i fundit ishte me shumë fat.
Pak sekonda pasi u fut në fushë, përfitoi nga një gabim në mbrojtje e Tiranës dhe tundi rrjetën me thembër. Për mënyrën se si shënoi, ish mbrojtësi i bardhebluve Andi Lila tha: “Për mua ishte e tepërt kjo mënyrë shënimi. Pak më shumë respekt për Tiranën”, u shpreh gjatë komentit në Oversport Lila.
Poll