Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Goli i Leipzig që u anulua?, Toni Kroos: Ishte krejtësisht i rregullt!

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i Leipzig që u anulua?, Toni Kroos: Ishte krejtësisht i rregullt!

Real Madrid fitoi mbrëmë në transfertë përballë Leipzig, në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions League. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Red Bull Arena”, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Realit.

Por kjo ndeshje pati edhe një episod, si ai i minutës së 2’ të sfidës, kur arbitri pas konsultimit me VAR-in anuluan golin e Leipzig, i cili u shënua nga Sesko. Pas kësaj sfide, mesfushori i “Los Blancos”, Toni Kroos ka folur pikërisht për golin e anuluar, duke e quajtur krejtësisht të rregullt.

“Në pushim folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë, për golin e anuluar të Leipzigut. Nuk ishte në pozicion të parregullt! Pati një shtytje të vogël ndaj portierit, nëse e vutë re. Mendoj se kjo nuk është në favorin e futbollit. Unë mendoj se goli ishte i rregullt. Kam idenë se u anulua për pengimin ndaj portierit, por Lunin nuk mund ta arrinte topin, kështu që duhej akorduar gol”, është shprehur Toni Kroos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga