Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Goldi HALILI: Jemi brendi i dytë në Shqipëri pas karameles “Zana”, Shehi është çelësi i suksesit te TIRANA

Shkruar nga NEWSPORT
Goldi HALILI: Jemi brendi i dytë në Shqipëri pas karameles

Goldi Halili, zyrtarja e klubit të Tiranës, ka folur para startit të sfidës Tirana-Kukësi, që është e fundit për këtë sezon. Bardheblutë janë kampionët e Shqipërisë për këtë sezon dhe pas ndeshjes kundër Kukësit, do të ketë një festë të madhe. Për këtë festë, si dhe për shumë tema të tjera, Goldi Halili foli për Supersport, duke u shprehur:

FESTA E KAMPIONËVE - “Dita e sotme është një festë e madhe, jo vetëm për kampionatin e Tiranës, të 26-in zyrtar, ose siç dua unë, i 29-ti. Tirana është zemra e Shqipërisë dhe stadiumi është i hapur për të gjithë, për të bërë festën dhe të kemi hare. I mirëpresim për koncertin që do të zhvillojnë kampionët. Do të kemi plot surpriza në këtë festë, shumicën prej tyre i kemi zbuluar në rrjetet sociale. Nuk do të guxoja të flisja për profesor Orges Shehin, pasi është çelësi i suksesit për këtë sezon të Tiranës”.

TIRANA, NJË BREND – “Është shumë shpejt për të folur për diçka të tillë, pasi jot ë gjitha klubet e Superiores e kanë përfaqqëqfuar ndjesin ë e të paaturit një zyrë marketing të mirëfilltë. Ne jemi në vitin e dytë dhe e quajmë vetëm një brend në futbollin shqiptar, pas karameles Zana, ndoshta (qesh). Duam ta vendosim Tiranën si një pikë referimi jo vetëm për klubet shqiptare, por dhe më tej”.

FEMRAT NË STADIUM – “Infrastruktura e lehtëson ardhjen e femrave në stadium. Kjo nuk duhet të jetë një temë diskutimi, por diçka normale. “Air Albania” na ka ndihmaur të shtojmë femrat në stadium, familjet. Duam ta bëjmë këtë gjë edhe në ”Selman Stermasi”. Unë i mirëpres kritikat dhe do të bëjmë maksimumin që të kemi femra në stadium.

EUROPA – “Sigurisht, pak flitet për Tiranën, për historikun në Champions League, apo dhe në Europa League. Ne duam ta përfaqësojmë futbollin shqiptar në Europë, ka nisur puna shumë herët dhe shpresoj që të jemi sa më dinjitozë në rrugëtimin europian”, u shpreh Halili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga