Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Golat e tij në derbi nuk harrohen kurrë, Ernest Muçi: Tirana fiton 2-1, në ‘Air Albania’ shënoj supergola

Shkruar nga NEWSPORT
Golat e tij në derbi nuk harrohen kurrë, Ernest Muçi: Tirana

Ernest Muçi është idhulli i tifozëve bardheblu, me golat e tij që zor se harrohen. Ish-talenti i Tiranës, në repertorin e tij, ka 3 gola fantastik të shënuar në derbin ndaj Partizanit. Ylli i Legias dhe Kombëtares shqiptare ka treguar emocionet si kuqezi ndërsa ka bërë një parashikim edhe për derbin e sotëm.

Goli me Kombëtaren.

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua dhe për ekipin në funksion që të mbajmë vazhdimësinë për ndeshjen e nëntorit. Jam shumë i lumtur që arrita të shënoja dhe ishte një fitore e merituar.

Sa herë shënon në ‘Air Albania’ janë super gola.

Është e vërtetë, por rëndësi ka që këtë herë shkoi në rrjetë dhe që fituam. E pranoj.

Legia dhe e ardhmja?

Te klubi po bëj mirë. Këtë sezon jemi në Conference League dhe në kampionat duhet të marrim më të mirë. Për momentin jam i fokusuar te Legia dhe duhet të bëj sa më mirë. Për momentin mendoj vetëm për këtë.

Derbi?

Po e kam ndjekur dhe normal do t’i ndjek edhe në derbi ku shpresoj të fitojë Tirana. Parashikimi? 2-1 për bardheblutë.”- tha Muçi për Report TV.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga