
Ndeshjet e sotme të Europa League dhuruan tejet emocione. Tottenham ia doli të merrte vendin e parë në grup, pas fitores 2-0 ndaj Antwerp. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, me Vinicius dhe Lo Celso që u treguan vendimtar.
Fitore cinike për Milanin. ''Djalli'' mposhti 0-1 Spartën e Pragës, falë golit të Hauge në pjesën e parë. Vendasit u përpoqën të reagonin, por e kishin gati të pamundur. Lirim Kastrati ishte në një natë të mirë sonte, ku përveç assistit në pjesën e parë, shënoi golin e tre-të në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit ndaj CSKA Moskës.
Ekipet që kalojnë tutje: Milan, Celtic, Braga, Leicester, Tottenham, Antëerp, Dinamo Zagreb, Wolsberger, Villareal, Maccabi Tel Aviv, Hoffenheim, Cervena Zvezda, Roma, Young Boys, Sociedad, Napoli, Rangers, Benfica, Arsenal, Molde, Bayern Leverkusen, Slavia e Pragës.
REZULTATET FINALE
Celtic 3-2 Lille
D.Zagreb 3-1 CSKA Moskwa
Hoffenheim 4-1 Gent
Leicester 2-0 AEK Athens
Liberec 0-0 Crvena Zvezda
Ludogorets 1-3 LASK
Maccabi Tel Aviv 1-0 Sivasspor
Sparta Prague 0-1 Milan
Tottenham 2-0 Antwerp
Wolsberger 1-0 Feynord