Apolonia pëson një humbje të madhe teksa ylli i skuadrës, Stefano Omeri pëson një dëmtim të rëndë. Mesfushori fierak ka dëmtuar gjurin e djathtë dhe do të mungojë për rreth 6-7 javë.
[caption id="attachment_728476" align="alignnone" width="427"] Stefano Omeri[/caption]
Një sezon mes shumë vështirësive për 24-vjeçarin që është penalizuar nga dëmtimet e shumta. Ai ka luajtur në 13 ndeshje, nga 23 në total dhe vetëm 1 e ka nisur si titullar. Megjithatë, ka arritur të shënojë 3 gola në këto pak hapsira që ka patur duke treguar rëndësinë e tij në skuadër.
Omeri do t’i nënshtrohet menjëherë terapisë intensive për t’u rikthyer sa më shpejt në ndihmë të skuadrës. Sipas parashikimeve të para, ai mund të jetë gati në fund të prillit në ndeshjen ndaj Luzit, 3 javë para fundit të kampionatit të rregullt.