
Napoli luajti ditën e djeshme një ndeshje miqësore ndaj Pro Vercellit teksa fitoi minimalisht 1-0. Sfida nuk shkoi në mënyrën më të mirë për skuadrën e drejtuar nga Spalleti pasi mesfushorin Diego Demme u largua nga fusha i dëmtuar.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Napoli ka zbuluar shkallën e dëmtimit duke treguar se mesfushori ka probleme në gjurin e tij të djathtë.
Një goditje e rëndë për Napolin dhe Spalletin pasi 29-vjeçar do të qendrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj dhe do të humbasë kështu fillimin e sezonit të Serie A. Demme ishte titullar sezonin e kaluar dhe ishte projektuar sërish titullar nga Spalleti, por do të mungojë në ndeshjet e para të kampionatit italian.
Poll