
Shqiprim Taipi është lojtari më i ri i Gjilanit. Klubi shqiptar që militon në Superligën e Kosovës ka bërë një goditje të bujshme në merkato, duke transferuar me parametra zero, ish-mesfushorin e Kukësit.
Lajmin për transferimin e Shqiprim Taipit e ka bërë të ditur vetë klubi i Gjilanit me anë të një video të publikuar në faqen zyrtare.
Teksa së fundmi, Taipi mbante veshur fanellën e Kaspiy Aktau në Kazakistan, por 27-vjeçari është aktivizuar edhe në Maqedoni me Shkëndijën, Horizontin dhe me Prishtinën në Kosovë. Ndërsa në Shqipëri, Taipi ka luajtur për Kukësin dhe Skënderbeun.
Poll