Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Goditi me grusht policin, arrestohet mbrojtësi bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT

Liridon Leci, ish lojtar i Elbasanit që aktualisht është mbrojtës i Prishtinës, me të cilën luan prej dy sezonesh, është arrestuar për shkak se në ndeshjen Besa–Prishtina ka goditur një oficer të policisë, teksa kishte hyrë në fushën e lojës edhe pse ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Për këtë veprim, mbrojtësi është dërguar në paraburgim dhe do të mbahet atje 48 orë me urdhër të prokurorit.

Policia ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka sqaruar arsyen përse ka ndodhur ky arrestim i lojtarit. Mbrojtësi bardheblu do të akuzohet për goditje për shkak të detyrës.

Ja deklarata e plotë e policisë së Pejës:

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes rreth orës 16:45 personi i dyshuar L.L (1985) ka hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata. Personi i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe i njëjti ka sulmuar oficerin policor duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit”.

[caption id="attachment_105893" align="alignleft" width="690"]Liridon Leci Liridon Leci[/caption]

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga