
Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë kanë njohur edhe oraret e ndeshjeve.
Vëmendja është e fokusuar në derbin e Italisë, ku Interi dhe Milani do kërkojnë një biletë për në finale. Akti i parë është mbyllur 0-0 dhe sfida e kthimit do luhet me 19 prill, rreth orës 21.00.
Me 20 prill, në të njëjtën orë, në Torino, Juventus pret Fiorentinën. Bardhezinjtë janë më të favorizuar për kalimin tutje, pasi kanë fituar 1-0 në takimin e parë. 90 minutëshi, asokohe, do vendosej nga një autogol i Venutit.
Me interes pritet të shihet se kush do t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, me ekipet më të mëdha italiane që janë tashmë në garë. Kupa e Italisë ka hyrë në një fazë të rëndësishme, ku çdo gabim kushton.
Poll