Ilda Bejleri është një ndër moderatoret sportive më të komentuara të ekranit.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, sa që së fundmi i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Mirëpo njëri prej ndjekësve në Instagram i ka bërë përshtypje jeta e shtrenjtë e Ildës dhe i ka një pyetje në lidhje me shpenzimet e saj.
"Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie"?, e ka pyetur ndjekësi moderatoren.
'Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër 'tironce' shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë', i është përgjigjur Ilda në Instastory, ku ka pozuar me orën e saj 'Rolex' në dorë.

