Kosova do të përballet me Rumaninë më 16 qershorë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar ndeshjen e tretë të grupeve në kualifikueset e Euro 2024. Dardanët pas 2 barazimeve me Izraelin dhe Andorran kërkojnë të kthehen me çdo kusht te 3 pikët në mënyrë që të kenë shanse për kualifikim.
Rivali kryesor është janë pikërisht rumunët të cilët janë në kuotën e 6 pikëve dhe një tjetër hap fals i djemve të Giresse do të ulte akoma më shumë shanset për suksesin historik. Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje, Sektori i Gjykimit pranë FIFA-s e ka vlerësuar maksimalisht duke vendosur gjyqtar me eksperiencë në nivelet më të larta të futbollit.
Holandezi Danny Makkelia është ai që do të vendosë drejtësinë. Në repertorin e tij ai numëron një numër të madh ndeshjesh në majën e futbollit si ajo e finales së Europa League mes Sevilla dhe Inter apo ndeshje në Nations League si Angli – Gjermani. Këtë sezon në Champions League ai gjykoi supersfidat Bayern – Barcelona dhe Chelsea – Milan.