Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjykata vendos: Liri e plotë për Ballist Morinën

Shkruar nga NEWSPORT
Gjykata vendos: Liri e plotë për Ballist Morinën

Ballist Morina është në liri të plotë dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur nga gjykatat shqiptare ndaj tij. Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur sot t’i japë liri Ballistit, i cili u bë i njohur për ngritjen e dronit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri në 2014.

Vendimi i marrë sot nga gjyqtarja Anita Mici ka bërë që Morina tanimë mos ketë asnjë procedim. Kujtojmë se disa muaj më parë ai fitoi lirinë nga qelia, pasi u ndal në kufirin me Kosovën gjatë hyrjes në Shqipëri, pasi nuk kishte shlyer disa muaj dëmim për armëmbajtje pa leje.

Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëmbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015 dhe është hetuar për tre muaj në gjendje të lirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga