
Në kampin shkodran duket se është kthyer atmosfera pozitive pas fitores ndaj Teutës në javën e 20-të të kampionatit. Si gjithmonë pas çdo takimi, në seancën e parë stërvitore, trajneri Ernest Gjoka ka nisur me një analizë për atë se çfarë ka ndodhur dhe çfarëduhet të bëhet për takimin e radhës.
Në këtë seancë stërvitore kanë munguar disa prej lojtarëve të ekipit për shkak të dëmtimeve. Marku dhe Bardulla nuk kanë marrë pjesë në seacën stërvitore, ndërsa Pjeshka ka kryer vrap për disa minuta rreth fushës.
Edhe pse janë tre mungesa të rëndësishme në përballjen me gjirokastritët, nuk pritet të ndikojnë në formatin që Gjoka ka përgatitur për ditën e shtunë.
Poll