
Në orën 21:00 Arsenal do të pres Sportingun në “Emirates” për takimin e kthimit në fazën 1/16 të Europa League. Topçinjtë barazuan ndeshjen e parë në Lisbonë 2-2. Ky është një rezultat që favorizon disi më shumë Arsenal pasi sot luajnë përballë publikut të tyre. Arteta ka në dispozicion të gjithë grupin dhe do të kërkojnë medoemos kalimin më tej.
Roma do të luajë në Spanjë përballë Sociedad. Takimin e parë verdhekuqtë fituan 2-0 ku njërin gol e shënoi mbrojtësi shqiptar Kumbulla. Në këtë sfidë ekipi i Mourinho do të kërkojë të administrojë avantazhin prej dy golash dhe të mbylli hapësirat në prapavijë.
Formacionet Zyrtare:
Arsenal-Sporting
Arsenal (4-4-2): Ramsdale; Zinchenko; Saliba; Gabriel; Nelson; Tomiyasu; Jorginho; Xhaka; Martinelli; G.Jesus; Viera. Trajner: Mikel Arteta
Sporting (3-4-3): Adan; St. Juste; Diomande; Inacio; Esgaio; Pedro Goncalves; Ugarte; Matheus Reis; Edwards; Paulinho; Trincao. Trajner: Ruben Amorim
Real Sociedad-Roma
Real Sociedad (4-4-2): Remiro; Gorosabel; Zubeldia; Le Normand; Rico; Silva; Zubimendi; Merino; Mendez; Oyarzabal. Trajner: Imanol Alguacil
Roma (5-4-1): Patricio; Spnazzola; Smalling; Ibanez; Mancini; Karsdorp; Pellegrini; Cristante; Wijnaldum; Dybala; Belotti. Trajner: Jose Mourinho