Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Gjilani “pastron” zyrtarisht ekipin nga 8 lojtarë, largohen djem që kanë luajtur në Superiore (LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
Gjilani “pastron” zyrtarisht ekipin nga 8 lojtarë, largohen

Gjilani ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se ka mbyllur bashkëpunimin me 8 lojtarë, pas përfundimit të kontratave. Mes tyre është dhe Gerhard Progni i cili ka lënë gjurmë në Gjilan sezonet e fundit. Kujtojmë se Progni është zyrtarizuar më herët po në Kosovë, te Llapi.

Në listën e largimeve shumica e lojtarëve e kanë provuar Superioren në Shqipëri, ku përmendim Franc Veliu, Oltion Rapan, Muhamed Useinin dhe Donjet Shkodrën.

“Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari.

Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën 'kuqebardh', duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive.

Zyra për shyp

02 Korrik, 2022”, shkruan Gjilani.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga