
Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani ka humbur me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Dukagjinit. Ndeshja e fundit miqësore është mbyllur me humbje dhe skuadra kosovare bëhet gati për sezonin e ri. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ish-mesfushori i Flamurtarit, Useini.
Gjilani mposhtet në miqësoren e fundit parasezonale
Klinë, 09 Gusht 2019-Gjilani është mposhtur me rezultat 4 me 1, në ndeshjen e fundit kontrolluese të kësaj faze përgaditore, kundër Dukagjinit në Klinë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "18 Qershori", dhuroi plot pesë gola.Golin e vetëm për skuadrën e Gjilanit e realizoi,Muhamed Useini, i cili shënoi në pjesën e parë të takimit.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit është e fundit për këtë fazë përgaditore, para fillimit të kampionatit, i cili starton javën e ardhëshme, me Gjilanin që e fillon atë si mysafir i Trepçës 89', në Mitrovicë.