
Riza Durmishi mund të bëhet futbollisti më i ri i Besiktas.
Mbrojtësi shqiptar, por që aktivizohet me kombëtaren daneze ka ngjallur interesin e gjigantit turk, të cilin e ka shndërruar lojtarin e Lazios në objektivin kryesor të kësaj merkato.
Kështu, bardhezinjtë kanë nisur negociatat me Lazion. Por Durmishi nuk është objektivi i vetëm i Besiktas. Nëse dështojnë për të firmosur me Durmishin, turqit kanë gati planin B.
Bëhet fjalë për mbrojtësin peruan të Flamengo, Miguel Trauco. Në garë për 27 vjeçarin janë edhe dy skuadra, Rennes dhe Mallorca, por nëse Besiktas nuk bind Durmishin, sipas "Takvim.com", do të hidhej e gjitha në sulm për Trauco.
Poll