Albion Rrahmani po shkëlqen me Rapidin e Bukureshtit në Rumani. Për këtë ka tërhequr vëmendjen te Benfica, siç raportojnë mediet rumune. Klubi portugez ka shprehur interes, ndërsa këto shihen vetëm hapat e parë.
Kujtojmë se Albion Rrahmani u transferua në merkaton e verës së kaluar, nga Ballkani te Rapidi. Këta të fundit derdhën në arkën e suharekasve 600 mijë euro.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës spikati fillimisht te Superliga vendase, para se të zgjidhte Rumaninë. Një lëvizje te gjigantët e Benficas do ishte mjaft e bujshme.
Tashmë që zërat janë të pranishëm, gjithçka mund të ndodhë. Pavarësisht dëmtimit që e ka lënë jashtë për disa ndeshje me Rapidin, në kampionat ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje.