Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjici beson te kualifikimi, jemi Kukësi dhe në çdo ndeshje kemi objektiv fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
Gjici beson te kualifikimi, jemi Kukësi dhe në çdo ndeshje kemi

Presidenti Safet Gjici ka folur në një intervistë  për sajtin e klubit në lidhje me kualfikimin me Rudarin në Mal të Zi, por edhe me ndeshjen e ardhshme kundër Austrisë së Vjenës. Ai qëndron me këmbë në tokë dhe shpreh besimin e plotë te futbollistët e tij edhe për ndeshjen e turit të dytë të Europa League.

Kualifikimi – “Besoja se do të kualifikoheshim. Nuk e kam humbur për asnjë moment besimin, pasi e dija se kishim forcë të kthenimin gjithçka në favorin tonë. E kemi bërë vjet, e bëmë edhe sivjet. Tani të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Emocionet – “Jemi njerëz nga gjaku dhe mishi. Kam përjetuar emocione shumë të forta dhe nuk mund të shpreh sa jam lumturuar kur shënoi Guri. Në radhë të parë jam tifoz dhe e dashuroj klubin si kuksian dhe më pas jam president”.

Austria e Vjenës – “Kemi një ndeshje të vështirë përpara dhe natyrisht që e dime dhe e respektojmë forcën e kundërshtarit, por nuk stepemi para askujt. Jemi Kukësi dhe në çdo ndeshje kemi objektiv vetëm fitoren. I dime edhe mundësitë tona reale, por do të provojmë gjithçka për gjithçka”.

Tags:

VENDI vendi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga