Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gjestet e turpshme gjatë festës dhe ndaj Mbappes, shpjegohet portieri Martinez: Francezët më fërshëllyen, s’ka me mua

Shkruar nga NEWSPORT
Gjestet e turpshme gjatë festës dhe ndaj Mbappes, shpjegohet portieri

Portieri Argjentinës, Emiliano Martinez u bë pjesë e lajmeve kryesore mbrëmjen e djeshme me gjestet e tij të turpshme në festën pas fitores me Francën. A ka shpjeguar pse zgjodhi të festojë në atë mënyrë me trofeun e Dorezës së Artë dhe talljet ndaj Kylian Mbappe në dhomat e zhveshjes.

“E bëra sepse francezët më fërshëllyen, këto gjëra nuk funksionojnë me mua. Ne vuajtëm shumë, menduam se kishim kontrollin por ata menaxhuan të ktheheshin shpejtë. Ishte një ndeshje shumë e komplikuar. Fati donte që ne të vuanim.

Ata kishin një shans të fundit me goditjen e Kolo Muani por fatmirësisht isha në gjendje ta ndaloj topin e tij. Ky është një moment që e kam ëndërruar ta përjetoj. Nuk kam fjalë për këtë. U largova shumë i vogël drejt Anglisë dhe do doja t’ja dedikoja këtë fitore familjes sime.”-tha portieri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga