
Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, mendonte Shqipërinë si kundërshtarin më të mundshëm në fazën e 1/8, ndaj dhe zbulon se e stafi i tij e ka vëzhguar atë në ndeshjen e fundit. Vetë Lëv tregon për “Badische Zeitung” se ishte përgatitur të luante me Shqipërinë. “Formula e vendit të tretë është e komplikuar. Teorikisht, janë Sllovakia dhe Shqipëria kundërshtarët tanë. Kundër Sllovakisë kemi luajtur disa javë më parë në Augsburg dhe e kemi mundur 3-1, kështu që i njohim mirë, kurse shefi i skautëve të Gjermanisë, Urs Sigentaler, ka ndjekur Shqipërinë”, ka thënë Joakim Lëv. Gjermania do të na jepte një dorë, nëse do ta kishte mundur thellë Irlandën e Veriut, por fitoi minimalisht dhe na dogji një shans.
Poll