
Manchester City mori një tjetër humbje në javën e fundit, ku u mposht me shifrat 2-1 në derbin e Manchester. “Gjeniu” Pep është një nga trajnerët më të mirë të shekullit, pasi në shumë vite ka arkivuar trofe të ndryshëm e veç kësaj ai tashmë është dhe një parashikues i mirë.
Vite më parë Guardiola, zbuloi në radhët e Manchester City talentin e Phil Foden. Gjatë sezoneve 2020-2021 dhe 2021-2022, Foden shijoi lulëzimin e tij, ku pas çmimeve individuale të njëpasnjëshme fitoi dhe atë si “Lojtari më i Mirë i Vitit”, ku realizoi 30 gola.
Pep në një intervistë kohë më parë, parashikoi ngritjen e tij dhe rënien në formën e tij, një surprizë e cila sot vertetohet. Foden në këtë sezon është aktivizuar vetëm në 13 ndeshje si titullar dhe numëron 1048 minuta në Premier League.