
Vllaznia dhe Kukësi luajnë të enjte në 16:45 për javën e 15 të Superligës. Sfida që do mbyllë vitin kalendarik 2021 pritet me interes në Shkodër, për vetë ecurinë e dy skuadrave. Të ndodhur në vendin e tretë, kuqeblutë e Brdaric duan pikët e plota ndaj verilindorëve që qëndrojnë një pozicion më sipër në klasifikim.
Për stafin teknik shqetësuese është gjendja e Fallou Diagne. Senegalezi nuk ishte në stërvitjen e djeshme, për shkak se po kalon një gjendje gripale. Nuk dihet nëse gripi do privojë Diagne për sfidën e radhës, teksa mjekët e Vllaznisë po punojnë që titullari të jetë gati.
Poll